Me vënien e firmave edhe zyrtarisht po bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.

Edhe 428 të tjerë të premten nënshkruan kontratat me institucionin e ruajtjes së rendit, njofton Klan Kosova.

Për këtë, ata po shprehen të lumtur.

Edhe pse procesi ishte i vështirë deri në përzgjedhjen e tyre, ata nuk u dorëzuan për t`i shërbyer vendit.