Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 44 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.840 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, derisa janë shëruar 152 pacientë.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 2 raste pozitive me COVID-19 në Podujevë. Një rast është në fshatin Gllamnik dhe një në fshatin Llapashticë e Epërme

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 107.313 të tilla. Prej tyre, 2.241 pacientë kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 101.877 persona. Aktualisht janë edhe 3.195 raste aktive me COVID-19./Llapi.info