Një 44-vjeçar nga fshati Llugë e Podujevës, Bekim Kunushevci, ka vdekur aksidentalisht gjatë kohës edhe kur po punonte Itali, shkruan Llapi.info.
Ai vdiq pas një aksidenti në punë në Città di Castello. Kunushevci së fundi banonte në Anghiari me gruan dhe dy fëmijët e tij (të moshës 10 dhe 8 vjeç).
Ai po bënte disa punë ndërtimi brenda një apartamenti. Teksa ndodhej në një shkallë, papritmas ai rrëshqiti dhe goditi kokën me në cep të shtratit. Menjëherë ai u transportua në spitalin Tifernate, më pas në Santa Maria della Misericordia në Perugia, ku vdiq në 30 mars.
Për vdekjen e tij tragjike ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit.
“Paska ndërruar jetë bashkëvendësi im, Bekim Konushevci. Ky lajm i kobshëm na mërziti shumë të gjithëve. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin”, ka shkruar ai.
Trupi u dërgua për obduksion, u krye një autopsi dhe më 7 prill, prokurori publik Massimo Casucci, i cili koordinoi hetimet, lëshoi autorizimin për t’i dhënë lamtumirën e fundit 43-vjeçarit.
Trupi i pajetë i shqiptarit i cili humbi jetën në Itali, do të kthehet për varrim në Kosovë falë një solidariteti të bashkëkombësve që jetojnë në Itali dhe Ballkan.
Komuniteti kosovar, shqiptar dhe maqedonas që jetonte në Valtiberina, i ndihmuar nga disa italianë, organizoi një mbledhje fondesh për të mundësuar që trupi i pajetë i Kunushevcit të kthehej në atdhe.
Falë këtij, siç ka raportuar televizioni italian, organizimi u mblodhën 11,000 euro të cilat do të përdoren për t’i paguar shpenzimet. Ajo që mbetet do t’i dhurohet gruas dhe fëmijëve.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 në fshatin Llugë të Komunës së Podujevës./Llapi.info