Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 442 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.090 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.100.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 vjeç), Viti 1 rast (68 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 5 raste pozitive në Podujevë, të gjitha këto raste janë nga qyteti.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 102.236 të tilla. Prej tyre, 2.100 pacientë kanë vdekur dhe 88.380 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 11.756 raste aktive./Llapi.info