Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 47 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 2.183 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar 2 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.210.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur për 3 raste pozitive me COVID-19 në Podujevë, të gjitha këto janë nga qyteti.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 106.489 të tilla. Prej tyre, 2.210 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 6.402 raste aktive me COVID-19./Llapi.info