48 llapjanë janë nisur mbrëmë për të kryer haxhin. Ata kanë marrë rrugën për në Mekë ku edhe kanë mbërritur. Lajmin për portalin llapi.info e ka konfirmuar Kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari.

Sipas Jasharit, numri i haxhinjëve këtë vit nga Podujeva është 48. Ata janë nisur mbrëmë dhe kanë mbërritur në Mekë ku do të qëndrojnë 10 ditë për të kryer haxhin. Pas Mekës haxhinjët e rinjë do të udhëtojnë drejt Medinës.

Jashari ka treguar se udhëheqës të këtyre haxhinjëve të rinjë këtë vit do të jenë Muhamet Hoxha dhe imami Musë Latifi.

Haxhinjët e rinjë do të qëndrojnë në Arabi Saudite për afër tri javë./Llapi.info