Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 489 raste të reja me virusin korona, pas testimit 4.082 mostrave, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.934.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (78, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (73 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 6 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 3 janë në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Obrançë, Llugë dhe Kërpimeh.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 94.656 të tilla. Prej tyre, 1,934 pacientë kanë vdekur dhe 78.702 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 14.020 raste aktive./Llapi.info