Sot (5 maj), shënohet Dita e Dëshmorëve në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info
Për shënimin e kësaj dite, Komuna e Podujevës ka organizuar disa aktivitete për të nderuar dëshmorët.
Aktivitetet fillojnë me homazhe në sheshin “Ali Ajeti”, sheshin e dëshmorëve në Podujevë dhe komplekset memoriale në Lladoc, Orllan dhe Penuhë.
Ndërsa, nga ora 14:00 në sallën e teatrit “Avdush Hasani”, promovohet libri “Vetmia” i autorit Bislim Aliu, kurse agjenda e aktiviteteve do të përmbyllet me një finale në turne të futbollit të vogël./Llapi.info