5 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë- Prishtinë, përkatësisht tek vendi i ashtu quajtur “Qershiat”, shkruan Llapi.info.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës, ku ka thënë se 5 persona janë të lënduar por që nuk janë në rrezik për jetë.

“5 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e ati aksidenti. Deri më tani nuk ka lëndime serioze. Jemi duke pritur edhe raportin përfundimtar të mjekut” ka thënë mjeku kujdestar.

Në këtë aksident i cili ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta, kanë qenë të përfshira tri vetura./Llapi.info