5 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në qytetin e Podujevës sot rreth orës 19:00, përkatësisht në rrugën “Ali Ajeti”, njofton Llapi.info.
Lajmin për aksidentin e ndodhur e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës ku tha se nga 5 të lënduarit njëri nga ta është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Janë 5 të lënduar. Njëri prej tyre është më rëndë i lënduar dhe është dërguar me ambulancë për në QKUK kurse 3 të tjerë kanë shkuar vet me veturat e tyre në QKUK” tha mjeku kujdestar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës./Llapi.info