5 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:29 minuta në fshatin Bellopojë të Podujevës, njofton Llapi.info
Sipas Policisë së Kosovës si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 5 meshkuj K/Shqiptarë (dy nga ta drejtuesit e veturave). Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me drejtues dy meshkuj./Llapi.info