Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Podujevë-Prishtinë përkatësisht Te Qershijat, njofton Llapi.info.
Nga ky aksident ku të përfshira ishin dy vetura njëra nga to e policisë, mbetën të lënduar 5 persona. Sipas mjekut kujdestar të Qendrës Emergjente në Podujevë, 2 nga të lënduarit janë policë.
“5 persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në fjalë. 2 nga të lëndurit janë policë ndërsa, 3 të lënduarit tjerë janë qytetarë”- tha mjeku kujdestarë për Llapi.info.
Mjeku kujdestar ndër të tjera ka njoftuar se 2 nga të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë (QKUK)./Llapi.info