Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Fshatin Peran të Podujevës. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, njofton Llapi.info. Të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës, ku tha se të lënduarit nga ky aksident janë jashtë rrezikut për jetë.

“ Në aksidentin e ndodhur sot në Fshatin Peran kanë mbetur të lënduar 5 persona. Të gjithë këta të lënduar janë jashtë rrezikut për jetë kurse për trajtim të më tejshëm janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Priushtinë”, tha mjeku kujdestar.

Katër nga të lënduarit i përkasin gjinisë femërore dhe një gjinisë mashkullore./Llapi.info