“50 eurot e paharrueshme”.
Faruk Statovci së bashku me Albion Rrahmanin, futbollistit të cilit ia kishte shpëtuar karrierën.
Kur kishte qenë trajner i Minatorit, Statovci ka dashur që t’ia jepte 50 euro nga xhepi i tij, vetëm të mos pensionohej nga futbolli në moshën 19-vjeçare.
Tani, Rrahmani është sulmues i Rapidit të Bukureshtit dhe është i “vërshuar” nga ofertat e klubeve evropiane.
Bashkë me Statovcin e Rrahmanin, në këtë fotografi janë edhe Enis Stublla dhe Valon Hasani.
Gjithashtu, futbollistë që Faruk Statovci iu kishte dhënë hapësirë në moshë të re.
Kur askush nuk kishte besuar në ta, ishte një trajner që mendonte ndryshe.