Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 512 raste të reja me virusin korona, pas testimit 4.718 mostrave, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.926.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (71, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 76 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (54 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (79 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 22 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 14 janë në qytet, 2 raste në fshatrat; Revuçë, Shajkoc dhe Bellopojë dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc dhe Obrançë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 94.167 të tilla. Prej tyre, 1,926 pacientë kanë vdekur dhe 77.957 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 14.284 raste aktive./Llapi.info