Komuna e Podujevës sot ka subvencionuar 515 fermerë llapjanë me sistem të ujitjes pikë- pikë, njofton Llapi.info.
Kjo është bërë e ditur nga vet i pari i Podujevës, Agim Veliu përmes llogarisë së tij personale në Facebook ku ka shkruar se “nga subvencionet e Komunës së Podujevës, 515 fermerë llapjanë përfituan sistem pikë-pikë për ujitjen e sipërfaqeve prej 0,5 ha për secilin.”