Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 571 raste të reja me virusin korona, pas testimit 4.351 mostrave, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.976.

“astet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 21 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 8 janë në qytet, 2 raste në fshatrat; Bradash, Lluzhan dhe Obrançë dhe me një rast në fshtrat; Batllavë, Dobratin, Dumnicë e Epërme, Herticë, Godishnjak , Kërpimeh dhe Shajkoc.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 97.467 të tilla. Prej tyre, 1,976 pacientë kanë vdekur dhe  81.561 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 13.930 raste aktive./Llapi.info