59 besimtarë nga Podujeva do të nisen këtë vit drejt vendit të shenjtë për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin, transmeton Llapi.info
Sipas njoftimit të Bashkërisë Islame në Podujevë, udhëheqës i tyre do të jenë imamët, Osman Haliti dhe Nuhi Ajvazi.
“Kryeimami i Podujevës mr Bekim Jashari ka pritur sot në takim 59 haxhinjtë e komunës së Podujevës e të cilët do të udhëtojnë pas pak ditësh drejt Mekkes për të kryer Haxhxhin, njërin nga pesë kushtet e Islamit. Duke i përgëzuar ata dhe dëshiruar rrugë të mbarë, në emër të KBI-së dhe Kryetarit z. Kurtolli, Kryeimami Jashari tha para tyre se përvec kryerjes individuale të haxhit, ky është një rast ku haxhinjtë nga Kosova shfrytëzojnë për të lutur të Madhin Zot për mirëqenien dhe mbarësinë e vendit tonë.
Haxhinjtë u njoftuan që udhëheqës të tyre për këtë vit do të jenë imamët Osman Haliti dhe Nuhi Ajvazi. Në fundt të këtij takimi, kryeimami shtroj një koktej rasti për të pranishmit. (KBI-PODUJEVE)”, thuhet në njoftim./Llapi.info