Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 599 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.576 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.039.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 38 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 16 janë në qytet, 4 në Bellopojë, 4 në Siboc të Epërm, 2 raste në fshatrat; Batllavë, Gllamnik, Pakashticë e Epërme dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Dobërdol, Dumnicë e Epërme, Konushec, Livadicë, Majac, Peran dhe Tërnavë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 100.135 të tilla. Prej tyre, 2.039 pacientë kanë vdekur dhe 85.196 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 12.900 raste aktive./Llapi.info