Një vajzë gjashtë vjeçare është lënduar nga një plumb bredhës në Podujevë.
Policia në rajonin e Podujevës ka njoftuar se dje rreth orës 16:00 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në oborrin e një shtëpie në Podujevë.
“Policia në vendin e ngjarjes ka konstatuar se një vajzë 6 vjeçare është lënduar nga një predhë bredhëse, e cila menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor. E njëjta është jashtë rrezikut për jetë”, njofton policia.
Policia në konsultim me prokurorin kujdestar ka hapur rastin si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
“Hetuesit policorë janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë./Llapi.info