Nga 1247 maturantë sa ju nënshtruan gjithsej testit të maturës në Podujevë, 750 prej tyre e kanë kaluar. Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” prinë me një kalueshmëri prej 92.27 %, ndërsa kalueshmëria në SH.M.L.T “Fan S. Noli” është vetëm 25.21 %, që ka shënuar rezultatin më të dobët. Kalueshmëria në Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” arrin në 40.82%.

Këto të dhëna për Llapi.info i ka bërë të ditur Shefi i Drejtorisë për Arsim  në Komunën e Podujevës, Xhevat Llugaliu.

Rreth 39.85% e nxënësve nga këto shkolla, do t’i  nënshtrohen prapë këtij teksti, për shkak se nuk kanë arritur pikë të mjaftueshme për kalueshmëri.

Sipas Llugaliut, në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” 7.73 % e studentëve nuk kanë kaluar, në Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” nuk kanë kaluar 59.18% e nxënësve, ndërsa përqindja e nxënësve që nuk e kanë kaluar testin  në Shkollën e Mesme Teknike “Fan S Noli” arrinë në 74.79%.

Afati i dytë i  testit të maturës do të mbahet me 29 gusht  testi i parë dhe me 5 shtator testi i dytë./Llapi.info