Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 62 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 4.049 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar 8 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.235.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (69, 55 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (89 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç), Suharekë 1 rast (76 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

IKSHPK ka bërë të ditur për 2 raste pozitive me COVID-19 në Podujevë, njëri nga fshati Bradash dhe Gërdoc.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 107.065 të tilla. Prej tyre, 2.235 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 4.218 raste aktive me COVID-19./Llapi.info