Asnjë objekt shkollor në Podujevë nuk është pa dru ose qymyr. 65 objekte shkollore sa ka Komuna e Podujevë janë pajisur me dru dhe qymyr. Madje, tri prej tyre do të ngrohen me pelin. Një gjë të tillë, për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Maloku.

“Po, në çdo shkollë i kam siguruar drutë. Tash në shkolla të mëdha jo të mjaftueshme, po jem hale në proces.. Është siguru qymyri në ato shkolla ku kem nxemje qendrore me qymyr, edhe tash tri shkolla me pelin”, ka thënë Maloku.

Ai ka treguar se procesi i shpërndarjes së druve ka filluar tri javë më parë, por, sipas tij, shpërbimi me dru i 65 objekteve shkollore kërkon punë. Ai poashtu, ka përmendur faktin se ka punuar edhe të shtunën vetëm e vetëm që shkollat të paisjen me dru.

“Procesi i shpërndarjes i ka qe tri javë, por me i shërby me dru 65 objekte shkollore është punë. Asnjë shkollë nuk ka pa dru, asnjë shkollë nuk ka pa qymyr. Po, tash në shkollat e mëdha na i kthehemi një renë të dytë. Bile sot m’njoftun nja dy shkolla për hak që n’do vena nëse bjen borë edhe bahet lloç është problem me hi kamioni. Të shtunën i kena qu n’dy vena. Mu ka dasht me dal vet, se zakonisht munet me na mar dikush për goje që është jo ditë pune, por për hir që mos me blloku se me kon nxan qiky shi, s’mun hin kamioni, i bjen shumë me hi atje për bari edhe i kem shpërnda tre kamiona. Është dasht vet me dal bashkë me komison veq mos me na nxan qikjo kohë”, ka thënë Maloku.

Ndërsa, lidhur me shpenzimet që janë bërë për sigurimin e druve, qymyrit dhe pelinit, Maloku ka thënë se tenderat kanë qenë publike, dy prej të cilëve sipas tij janë shëndërru dhe dy janë në proces të shëndërrimit./Llapi.info