Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 684 raste të reja me virusin korona, pas testimit 4.487 mostrave, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.967.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (81, 44 vjeç), Prishtinë 2 raste (84, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 38 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 20 janë në qytet, 2 raste në fshatrat; Dobratin, Gllamnik, Konushec, Kërpimeh dhe Siboc i Epërm dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Bellopojë, Bradash, Llapashticë e Epërme, Obrancë, Pakashticë e Epërme, Peran dhe Shakovicë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 96.896 të tilla. Prej tyre, 1,967 pacientë kanë vdekur dhe 80.834 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 14.095 raste aktive./Llapi.info