Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 685 raste të reja me virusin korona, pas testimit 4.742 mostrave, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.948.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (81, 74, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (84, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (77, 77 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 69 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç), Suharekë 1 rast (53 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 26 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 15 janë në qytet, 3 në fshatin Bradash, 2 në fshatin Balloc dhe me nga një rast në fshatrat; Bajçinë, Dyz, Gërdoc, Livadicë, Llapashticë e Epërme dhe Metergoc.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 95.341 të tilla. Prej tyre, 1,948 pacientë kanë vdekur dhe 79.490 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 13.903 raste aktive./Llapi.info