Vjosa Osmani ka arritur ta sigurojë kuorumin për votim për Presidente, por jo edhe votat e mjaftueshme në kuti për tu zgjedhur shefe e shtetit. Ajo ka marrë 69 vota, nga 80 sa nevojiten për tu zgjedhur Presidente në rundin e parë.

Megjithatë, Osmani ka edhe dy mundësi votimi.

Me numrin e votave të rundit të parë për Vjosa Osmanin, rezulton se me 69 vota, asaj do t’i duhet të presë deri në rundin e 3-të për tu zgjedhur Presidente.

Nasuf Bejta, kundër-kandidat i saj, ka marrë 0 vota të deputetëve. Derisa, pjesa e tjetër e votave në kuti rezultuan të pavlefshme.