Nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”, kanë përfunduar me lëndime 7 persona.
Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani ka thënë se aksidenti ka ndodhur në zonën e Malishevës dhe se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe kamioni.
“ Mund të konfirmojmë se pak para orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke hetuar me rastin”, tha Kelani.