Një vajzë 7-vjeçare nga Kosova sot gjatë ditës ka vdekur në spital të Durrësit, njofton policia, transmeton Llapi.info.
Ndonëse të ndjerën e nxorën me shpejtësi nga deti për ta dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ajo nuk mundi dot të mbijetonte. Siç njofton policia, tashmë e ndjera është nga Komuna e Podujevës.
“Më datë 27.08.2019, rreth orës 13:40, ka mbërritur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7 vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë./Llapi.info