Ka qenë një surprizë shumë e pakëndshme ajo me të cilën është përballur një 70 vjeçar në Itali.
Pasi kishte lënë një takim intim me pagesë, i moshuari është habitur kur pas derës ka parë të fejuarën e të birit.
“Klienti” dhe “ofruesja e shërbimit”, kur u gjetën përballë njëri-tjetrit, preferuan të përshëndeteshin, edhe pse të ndierë në siklet dhe të skuqur nga turpi.
Në momentin që 70 vjeçari i tregon djalit, se e dashura e tij nuk punonte si kamariere, por si punonjëse seksi mes të dyve ka nisur sherri.
Pas grushteve dhe ofendimeve të shkëmbyera, i riu ka denoncuar të atin duke e akuzuar për ushtrim dhune.
Ajo që ka shpëtuar paq nga gjithë kjo ngatërresë ka qenë pikërisht “nusja” nga Amerika e Jugut që ofronte seks me pagesë.