Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së bashku me Komunën e Podujevës kanë ndarë 700 mijë euro për ndërtimin e tribunave të stadiumit të qytetit të Podujevës, “Zahir Pajaziti”, njofton Llapi.info.

Këto mjete janë ndarë sot me rastin e nënshkrimit të një memorandum bashkëpunimi në mes MKRS- së dhe Komunës së Podujevës.

Lajmin për ndërtimin e këtyre tribunave e ka bërë të ditur i pari i Podujevës, Agim Veliu, përmes një postimi në Facebook i cili ka shkruar se në këtë projekt, MKRS-ja do të investojë 500 mijë euro, ndërsa Komuna e Podujevës 200 mijë euro./Llapi.info