Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 701 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 4.577 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.022.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (81, 78 vjeç), Prishtinë 2 raste (91, 79 vjeç), Prizren 2 raste (80, 68 vjeç), Viti 2 raste (73, 69 vjeç), Gjilan 1 rast (74 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Shtërpcë 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (68 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 20 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 7 janë në qytet, 2 raste në Gërdoc dhe Dobratin dhe me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Dumosh, Konushec, Llapashticë e Epërme, Lupc i Epërm, Pakashticë e Epërme, Penuhë, Shajkoc dhe Siboc i Epërm.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 99.536 të tilla. Prej tyre, 2.022 pacientë kanë vdekur dhe 84.328 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 13.186 raste aktive./Llapi.info