Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 71 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.377 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve është raportuar 2 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.225.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (59 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur për 2 raste pozitive me COVID-19 në Podujevë. Një është nga fshati Bellopojë dhe tjetri nga fshati Peran.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 106.914 të tilla. Prej tyre, 2.225 pacientë kanë vdekur. Aktualisht janë edhe 5.061 raste aktive me COVID-19./Llapi.info