Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se nuk do të jetë i lidhur edhe emocionalisht me Thaçin si president.

I pyetur në emisionin “Zyra e Ankesave”, të RTV Dukagjini, nëse do ta mbajë në zyrë foton e presidentit ashtu siç e kërkon ligji, Veliu ka thënë se e mban foton e Ibrahim Rugovës dhe se nuk do të jetë i lidhur edhe emocionalisht me Thaçin si president, përcjellë Llapi.info.

Veliu ka qenë njëri nga ata që ka theksuar se deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),duhet ta votojnë Hashim Thaçin për president./Llapi.info