Një 77-vjeçar është rrezuar nga ballkoni i katit të tretë i objektit të Banjës së Kllokotit, duke rënë në bufenë e objektit, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.
Siç mëson Sinjali, i moshuari që po rehabilitohej në këtë banjë, pasi është rrëzuar është dërguar në Spitalin rajonal në Gjilanit, ku ka marrë trajtim mjekësor.
Për shkak të lëndimeve të rënda, i njëjti është dërguar në QKUK. Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se 77-vjeçari ka lënduar këmbën dhe pesë brinjë, por që është jashtë rrezikut për jetë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur derisa viktima ka qenë në ballkonin e banjës, ku ka rrëshqitur dhe ka rënë një kat më poshtë.