Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 777 raste të reja me virusin korona, pas testimit 4.143 mostrave, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.906.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (88, 83, 79, 72 vjeç), Ferizaj 3 raste (81, 75, 71 vjeç), Pejë 2 raste (85, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (61 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (72 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 41 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 22 janë në qytet, 4 në fshatin Dobratin, 3 në Sekiraçë, 2 në Shajkoc dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Dumnicë e Epërme, Gllamnik, Llapashticë e Epërme, Herticë, Lupç i Epërm, Pakashticë e Epërme, Sfeçël, Tërnavë dhe Zakutë.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 92.975 të tilla. Prej tyre, 1,906 pacientë kanë vdekur dhe 76.968 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 14.101 raste aktive./Llapi.info