Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 793 raste të reja me virusin korona, pas testimit 4.033 mostrave, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.894.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (81, 61 vjeç), Pejë 2 raste (84, 73 vjeç), Deçan 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (73 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (82 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 34 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 15 janë në qytet, 2 raste në fshatrat; Godishnjak, Llapashticë e Epërme dhe Katunishtë dhe me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Gllamnik, Gërdoc, Halabak, Letanc, Lladoc, Lupc i Epërm, Merdarë, Murgull, Obrancë, Sekiracë dhe Sfecël.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 92.198 të tilla. Prej tyre, 1,894 pacientë kanë vdekur dhe 76.402 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 13.902 raste aktive./Llapi.info