Rreth 80 fermerë llapjanë kanë përfituar mekanizëm bujqësor nga Komuna e Podujevës.

Në kuadër të projektit “Përkrahje me mekanizëm bujqësor” të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, janë dhënë 60 freza për motokultivatorë 12 HP dhe 15 të tjera të tipit 1.8m, 2 makina për shtrirjen e folisë, sistemit pikë-pikë dhe mbjelljen e fidaneve të perimeve dhe 2 makina mekanike për mbjellje të misrit me plehrim.