Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka publikuar raportin e punës për datën 11 prill, sipas të cilit, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 911 pacientë.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtrirë 377 pacientë, prej tyre 18 me gjendje të rënduar.

Ndërkohë, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 534 pacientë, prej tyre 20 në gjendje të rënduar.