đ”đ«đąđŠđž 𝟗𝟐 đŻđŁđžđ­đšđ«đą 𝐱 đ­đĄđžđŠđžđ„đąđŠđąđ­ đ­đžÌˆ đ€đ„đźđ›đąđ­ â—»ïžđŸŸŠ
Sot festojmë me krenari 92 vjetorin e themelimit të klubit tonë, KF Llapi. Që nga themelimi më 5 korrik 1932, ky klub ka qenë një simbol i pasionit, përkushtimit dhe dashurisë për futbollin në vendin tonë dhe më gjerë.

KF Llapi ka kaluar nëpër shumë sfida dhe arritje, duke u rritur dhe forcuar vit pas viti. Lojtarët, trajnerët dhe stafi ynë kanë treguar gjithmonë dëshirën e palëkundur për sukses.

TifozĂ«t tanĂ« tĂ« mrekullueshĂ«m “Ultras Legjendat”, tĂ« cilĂ«t na kanĂ« mbĂ«shtetur nĂ« çdo hap tĂ« rrugĂ«s, janĂ« zemra e kĂ«tij klubi dhe fuqia jonĂ« mĂ« e madhe.

Ndër vite, KF Llapi është bërë vend zbulimi për talentët e rinj, vend ku ëndrrat janë bërë realitet dhe ku pasioni për futbollin është ndezur në zemrat e shumë gjeneratave. Jemi krenarë për të gjitha arritjet tona dhe për ndikimin që kemi pasur në zhvillimin e sportit më të bukur në botë, futbollit, në vendin tonë.

NĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« veçantĂ«, duam tĂ« falĂ«nderojmĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« kanĂ« kontribuar nĂ« historinĂ« e KF Llapi – ish-themeluesit, kryesitĂ« e mĂ«parshme, kryesinĂ« aktuale, ish-trajnerĂ«t, trajnerĂ«t aktual, stafin dhe tifozĂ«t. Sukseset tona janĂ« suksese tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, dhe pa ju, asgjĂ« nga kjo nuk do tĂ« ishte e mundur.

Me përkushtimin që na ka karakterizuar gjithmonë, do të vazhdojmë të shkruajmë kapituj të rinj të suksesshëm në historinë e klubit.

GĂ«zuar 92 vjetorin 🎉

#92vjetklub #KFLlapi #Urime92vjetori