Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 923 raste të reja me virusin korona, pas testimit 3.470 mostrave, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.872.

“Prishtinë 4 raste (82, 80, 79, 76 vjeç), Prizren 4 raste (66, 62, 57, 49 vjeç), Ferizaj 1 rast (85 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (82 vjeç), Mitrovicë 1 rast (89 vjeç), Pejë 1 rast (52 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (69 vjeç”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 42 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 24 janë në qytet, 5 në Katunishtë, 2 në Dobratin, 2 në Gllamnik dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Kalaticë, Letanc, Lladoc, Llaushë, Lluzhan, Majac, Obrançë dhe Sekiraçë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 90.430 të tilla. Prej tyre, 1,872 pacientë kanë vdekur dhe 74.754 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 13.804 raste aktive./Llapi.info