Mbrëmë rreth orës 21: 42 minuta, një person është therur me thikë pas një mosmarrëveshje me një person tjetër në Qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info
Sipas Policisë së Kosovës, pas goditjes me një mjet të mprehtë- thikë nga i dyshuari, viktima ka marrë disa lëndime të rënda trupore.
“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor” thuhet në Raportin e Policisë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin./Llapi.info