Një person ka ndërruar jetë nga plagët e marra pasi është rrokullisur me traktor dje në fshatin Repë të komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info
Policia njofton se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me traktor për shkaqe te panjohura është vetëaksidentuar-rrokullisur. Si pasojë e kësaj viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Podujevë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.
Policia bënë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Llapi.info