Dy ditë para hedhjes në votim të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Kryetari i Degës së AAK –së në Podujevë, Fatmir Humolli, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje që të votohet kundër kësaj marrëveshje, njofton Llapi.info.
Sipas Humollit, votimi i kësaj marrëveshje do ta kthej popullin e Kosovës kundër SHBA- së dhe Evropës.
Ja postimi i Plotë i Fatmir Humollit:
Votimi kundër marrëveshjes për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës është interes kombëtar, është vlerë si e të gjithë popujve të lirë e me dinjitet.
– Votimi kundër demarkacionit na ofron me vlerat e SHBA, me vlerat perëndimore.
– Votimi kundër na bënë dinjitoz para miqëve tanë, dhe i detyron armiqt të na respektojnë.
– Votimi pro kesaj marreveshje do ta kthej popullin tonë kundër SHBA, kundër Evropës.
– Votimi pro kesaj marrëveshje na bënë pa dinjitet, para miqëve tanë dhe krijon rrugë që armiqët tanë të na perbuzin .
Ne vlerat e vendeve tjera duhet ti shohim se si ato veprojnë në interes të vendit te tyre, dhe si ata sillen në shtepi të tyre që të marrim mësim edhe ne si të sillemi në shtëpi tonë.
Nuk duhet te kuptojmë vlerat e sistemit Amerikan apo të vendeve tjera permes ambasadorëve, Sepse ne gjatë historisë kemi pa shumë që duke mbështetur qeveritë kuislinge dhe servile kanë kthyer shumë popuj kunder këtyre vendeve
Ne vlerat e shteteve perëndimore duhet ti shohim se si ato kultivohen në vendet e tyre, në Francë, Gjermani, Zvicer, Itali, Suedi… Nuk duhet ti kuptojmë vlerat Franceze si ata i kanë zhvilluar në Algjeri e në kolonitë e saj. Apo Italia në Etiopi, apo vlerat e tyre që i kanë krijuar në ballkan që duke mbështetur gjenocidin Serb dhe Grek e kanë sjellë popullin tonë në luftë për mbijetesë, e nuk e kanë leju zhvillimin normal.
Ne Serbinë e kemi mundur politikisht e ushtarakisht, ne nuk i kemi mundur miqtë e Serbisë në botë.
Ne me luftë të armatosur i kemi hap rrugë botës përparimtare, vlerave të SHBA-ve dhe vlerave Perëndimore në vend të tyre të jenë krah popullit tonë. Pas luftes së UCK-së me veprime të gabuara politike i kemi hap rrugë miqve të Serbisë që të jenë në përparësi.
Miqtë Perëndimor kanë instaluar një klasë politike servile e të korruptuar në Kosovë ashtu si në shumë vende koloniale në botë.
Përmes kësaj klase politike ata deshirojnë që të krijojnë rrethana të denohen miqtë e popullit tonë që kanë pas guximin me e ndihmu popullin tonë. Miqtë e Serbisë kanë krijuar mekanizma në Kosovë per ta penguar zhvillimin normal të Kosovës. Miqtë e Serbisë në bashkëpunim me këtë klasë politike servile dëshirojnë që përmes vendimeve të dëmshme, popullin tonë ta kthejnë kundër vlerave perëndimore, ata dëshirojnë që populli ynë të humb besimin në tokën e vet, të përbuzë vlerat e veta!
Nuk është befasi për popullin tonë që shtetet Evropiane të kërkojnë me i dhënë tokë shteteve armiqësore me popullin tonë. Kurse vlerat përparimtare në SHBA kanë ndikuar që të mbrohen tokat tona, për këtë populli ynë ka pas respekt ndaj saj. Kurse miqtë e Serbisë në SHBA së bashku me këta servilët në Kosovë dëshirojnë që përmes vendimeve të gabuara të hasmojnë popullin tonë me SHBA-të e me vlerat përparimtare. Njëherë duke ndikuar në buxhetin e Kosovës, ta harxhojnë atë sa me keq,( Vetëm plaqka përmes autostradës i ka humbur Kosovës 70.000 deri 100.000 vende pune!), E pastaj duke insistuar që ti jipet Malit të Zi toka, atëherë populli ynë mund të fut edhe SHBA-në në listë me shtetet e Evropës që e kanë dëmtuar popullin tone duke iu dhënë toka armiqëve tanë.
Ambasadorët Amerikan dhe Evropian e din fort mirë së cfarë presidenti i kanë imponuar Kosovës, e din fort mirë se cfarë kryeministri i kanë imponuar Kosovës. Ata kanë informacione shumë herët për të gjitha bisedat e telefonatat e kësaj klase politike të korruptuar, sepse kjo klasë është produkt i tyre, e ata kanë pas nevojë ti mbajnë nën kontrollë.
Për këtë, është interes ndërkombëtar qe ky version i demarkacionit të rrëzohet, kushtu do te shmangeshin konfliktet e mundëshme në mes popujve ballkanik dhe do të sigurohej paqja ne rajon, është interes i vendit tonë, interes i miqëve tanë që deputetët atdhetar të votojnë kundër kësaj marrëveshje të turpshme.