Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, teksa po qëndron për vizite zyrtare në Westerstede të Gjermanisë, ka nënshkruar dokumentin e pranimit të donacionit ku përfshihen automjete për Brigadën e Zjarrëfiksëve, inventarë për shkollat e komunës së Podujevës dhe paisje për Qendrën e Mjeksisë Familjare.

Delegacioni do të zhvilloi edhe takime të tjera me rëndësi. Pjesë e delegacionit, përveç kryetarit Veliu, janë edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit z. Nexhmi Rudari dhe asambleistët Afrim Shabani dhe Xhevdet Beselica.