Dhjetëra mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje janë nisur nga Stacioni i Autobusëve në Podujevë për t’iu bashkuar protestës në Prishtinë, raporton Llapi.info.

Qëllimi kryesor është kundërshtimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Kështu u shpreh Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje për Podujevë, Bajram Ajeti.

“Qëllimi i protestës dihet. Kjo nuk është e sotme është nga viti i kaluar dhe ne e kemi kundërshtuar që nga fillimi dhe jemi plotësisht të qartë se kjo marrëveshje është në dëm të Kosovës. Cenon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Ky është një mentalitet dhe logjikë e sistemit dhe të menduarit të kaluar që për interesa të ngushta karrieriste, servil që janë bërë ndaj të gjithëve që të cenojnë territoret tona. Presim një pjesë marrje të mirë dhe një kundërshtim të vendosur”, tha Ajeti për Llapi.info.

Përveç aktivistëve të VV- së, afër Stacionit të Autobusëve në Podujevë kanë qëndruar edhe policë civil dhe pjesëtarë të KFOR- it.

Sipas Bajram Ajetit, protestues nga partitë tjera opozitare në Podujevë nuk ka.

Nisja është bërë në ora 9:30 minuta nga Stacionii i Autobusëve në Podujevë./Llapi.info

2 3456