Një person është arrestuar dje në fshatin Batllavë të komunës së Podujevës, njofton Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, transmeton Llapi.info.
Policia njofton se i dyshuar ishte i kërkuar nga Policia dhe arrestimi është bërë në bazë të urdhëresë së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dega në Podujevë.
Sipas Raportit i arrestuar është dërguar për vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info