41 haxhi nga Komuna e Podujevës sivjet do të kryejnë Haxhin në shoqërimin e milionave besimtarëve myslimanë në vendet e shenjta të Arabisë Saudite, Mekë dhe Medinë.
Kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, tha për Llapi.info se sivjet nga Podujeva në total do të jenë 41 haxhi.
“Numri i haxhinjëve në total me udhëheqës është 41. 38 janë xhematë, një prej tyre është fituesi i garës“Haxhi Nderi” që do të vij në Haxh dhe dy udhëheqës të tyre”,tha Jashari.
Ai bëri të ditur se fituesi i kësaj gare shkon në Haxh me financim të Bashkësisë Islame. “ “Bashkësia Islame e Kosovës financon fituesin e garës “Haxhi Nderi”. Nxënësit e hoxhës së xhamisë së Dyzit, Besim Gashi, kanë zënë vendin e parë për njohuri fetare në nivel shtetërorë” , tha Jashari.
Sipas tij udhëheqës të xhematit për në Haxh këtë vit do të jenë imamët Dibran Hoti dhe Eset Qerimi.
Nisja e haxhilerëve do të bëhet sonte pas mesnate nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë./Llapi.info