Rrjeti i OJQ-ve lokale “Demokracia Fillon Këtu” përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin për gjendjen në të cilën gjendet shkolla fillore “Enver Maloku”. Si pasojë e gjendjes së mjerueshme të objektit shkollorë, prindërit nuk i kanë lejuar fëmijët e tyre që sot të fillojnë vitin e ri shkollë, transmeton Llapi.info.

Kjo është komunikata e plotë e rrjetit të OJQ-ve “Demokracia Fillon Këtu” drejtuar medieve:

“Rrjeti i OJQ-ve lokale “Demokracia Fillon Këtu”, pas monitorimit të fillimit te procesit mësimorë sot më datën 05 shtator 2016,ka vërejtur se në shumë shkolla të komunës së Podujevës ka pasur një vargë pengesa, mangësi rreth infrastrukturës dhe organizimit të punës për një proces të mbarë pune.

Në shkollën fillore “Enver Maloku” prindërit nuk i kanë lejuar fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë për shkak se objekti shkollorë është në gjendje të mjerueshme, shprehim shqetësimin tonë për gjendjen e krijuar si pasoj e neglizhencës dhe papërgjegjesisë së dretjorisë për arsim në nivel komune.

Komuna e Podujevës konkretisht Drejtoria e Arsimit në këtë komunë ka qenë e obliguar të ndërmarr të gjitha masat për të siguruar se sot fëmijët të fillojnë edhe pse me vonesë një proces mësimorë të rregullt dhe pa probleme duke ofruar kushte sa më të mira për nxënësit dhe personelin mësimdhënës.

Duke qenë se edhe me heret kemi shprehur shqetësime për nivelin e dobët të mësimit që iu ofrohet nxënësve llapian, i bëjmë thirrje edhe një herë kryetarit të komunës së Podujevës z.Agim Veliu, që urgjentisht të ndërrmarr të gjitha masat për të siguruar një procesë të rregullt dhe mos ta kemi këtë gjendje si në shkollën e cekur më lart.”
OJQ