Llapi kthehet me tri pikë të plota në Podujevë. Bardh e kaltrit shënuan fitore minimale kundër Dritës së Gjilanit.

Në kuadër të xhiros së tretë të Vala Superligës së Kosovës, Llapi fitoi me rezultat minimal 0 me 1, raporton Llapi.info

Në pjesën e parë dy skuadrat luajtën pa gola dhe kështu 45 minutëshi i parë përfundoi 0 me 0.

Mirëpo në pjesën e dytë gjërat ndryshuan. Në minutën e 69 Berat Hyseni shënoi për 1 me 0 për Llapin, ku edhe i siguroi 3 pikë të reja skuadrës nga Podujeva.

Deri më tani Llapi ka grumbulluar 6 pikë në tri takime në Superligën e Kosovës./Llapi.info

Llapi 0-1