Policia e Kosovës kanë arrestuar në pasditen e ditës së djeshme një shtetas kosovar i cili ishte në kërkim tashmë e disa kohë, njofton Llapi.info.
Arrestimi i personit të kërkuar është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dje rreth orës 14:10 minuta në rrugën “Lordi Bajron” në Podujevë, thuhet në raportin policorë.
Për vuajtje të dënimit i arrestuari është dërguar në burgun e Lipjanit./Llapi.info